Flash News

Kosova

Hynë ilegalisht në Kosovë, veriu i Mitrovicës vishet me flamuj të Serbisë

Hynë ilegalisht në Kosovë, veriu i Mitrovicës vishet me

Mijëra flamuj të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës.

Sipas gazetës Telegrafi, flamujt janë futur në Kosovë përmes rrugëve alternative afër kufirit të Jarinjes.

Me urdhër të qeverisë serbe, janë vendosur në rrugët e katër komunave veriore, në nder të festës “Dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar” që do të shënohet për herë të parë më 15 shtator në të gjitha vendet e banuara nga shtetas serbë.

KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, rreth hyrjes së flamujve serb në territorin e Kosovës, por ai në përgjigjen e tij përmes telefonit ka thënë se “nuk kam një informacion të tillë.”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me krerët shtetërorë të Serbisë një ditë më parë në Beograd, përmes një konference për media, njoftoi për festën e cila do të kremtohet çdo datë 15 shtator në krahinat e banuara nga serbët.

“Kemi marrë vendim për një festë të re shtetërore të cilin do ta zbatojmë në vepër. Kjo është dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që do të festohet bashkërisht në Serbi, Republikën serbe dhe në të gjitha hapësirat serbe në tërë botën”, pati thënë mes tjerash Vuçiq.

 

Të fundit