Flash News

Kosova

I akuzuar për krime lufte pas Krasniqit dhe Thaçit, del sot për herë të parë në Hagë, Kadri Veseli

I akuzuar për krime lufte pas Krasniqit dhe Thaçit, del sot për
Foto Ilustruese/ Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli

Pas ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi, sot pritet të dalë para tribunalit të Hagës për t’u njohur me aktakuzën edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli do të dalë përpara Dhomave të Specializuara rreth orës 15.00.

Gjithashtu, në paraburgimin e Hagës është dhe kreu i grupit parlamentar të VV, Rexhep Selimi.

Selimi ashtu si Veseli e Thaçi, ka qenë pjesë e shtabit drejtues të UÇK-së, ndërsa Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës, zëri zyrtar i saj. Kujtojmë se, dje Krasniqi dhe Thaçi i kanë mohuar akuzat dhe e kanë quajtur padrejtësi arrestimin.

Të fundit