Flash News

Kosova

I burgosur prej muajsh në Hagë, Hashim Thaçi kërkon të zëvendësojë avokatin mbrojtës

I burgosur prej muajsh në Hagë, Hashim Thaçi kërkon

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paraqitur një kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtës.

Në vend të David Hooper, Thaçi ka kërkuar për mbrojtje avokatin Gregory W. Kehoe. Ky i fundit i njohur për mbrojtjen e ish-gjeneralit kroat Ante Gotovinën.

Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njëjtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.

Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvendësojë Hooperin.

Thaçi është në pritje të gjykimit prej disa muajsh në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

 

Të fundit