Flash News

Kosova

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis nesër vizitën në Ballkan

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis nesër

I dërguar i BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak pritet që nesër të nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak do të nisë turin e tij të vizitave në Kosovë dhe do të qëndrojë deri në datën 3 mars. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Sipas mediave kosovare, Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre vendeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e të dërguarit të BE-së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Të fundit