Flash News

Kosova

Sot pret refugjatët afganë, por Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën e pavarur

Sot pret refugjatët afganë, por Afganistani ishte shteti i parë

Kosova është një ndër vendet që do të strehojnë afganët e larguar nga Afganistani, pasi vendi ra në duart e regjimit taleban disa ditë më parë. Por Afganistani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës, pak orë pas shpalljes së saj më 17 shkurt 2008.

Edhe pse në listën e vendeve të para që njohën Kosovën e pavarur kryeson Kosta Rika, Gazeta Express raporton, se qeveria e Kosovës njohjen e parë e ka marrë nga Afganistani.

Sot pret refugjatët afganë, por Afganistani ishte shteti i parë
Lista me vendet që njohën të parat pavarësinë e Kosovës

Shtete e tjera, ndër të parat që njohën pavarësinë e Kosovës pas Afganistanit dhe Kosta Rikës, janë Shqipëria, Shtetet e Bashkuara Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Franca e të tjerë.

Afganistani u mor nga talebanët pasi ish-presidenti afgan Ashraf Ghani braktisi vendin mes kaosit dhe u largua me pretendimin se vetëm kështu do të shmangte gjakderdhjen.

Ndërkohë aeroporti i Kabulit vijon prej ditësh të jetë i përfshirë nga kaosi, ku mijëra afganë kanë mbetur të bllokuar dhe nuk po lejohen të udhëtojnë drejt vendeve pritëse për strehim.

 

Të fundit