Flash News

Kosova

Krimi i trefishtë në familje, identifikohen viktimat

Krimi i trefishtë në familje, identifikohen viktimat

Një ngjarje e rëndë u raportua pak më herët në Lipjan të Kosovës.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se shtetasi Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç ka vrarë djalin e tij Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç, gruan dhe më pas veten.

Ndërkohë lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë”,- është shprehur Ahmeti.

Ende nuk dihen shkaqet e rrethanat e kësaj tragjedie.

Të fundit