Flash News

Kosova

Abuzimi me 11-vjeçaren në Prishtinë, jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Abuzimi me 11-vjeçaren në Prishtinë, jep dorëheqjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen e tij, pas ngjarjes së rëndë ku katër  të rinj abuzuan seksualisht me një 11 vjeçare në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, kjo kërkesë nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Shkrimi i plotë i ministrit:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

 

Të fundit