Flash News

Kosova

Abuzimi me 11-vjeçaren, tjetër dorëheqje nga radhët e Policisë së Kosovës

Abuzimi me 11-vjeçaren, tjetër dorëheqje nga radhët e

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri janë 5 djemtë të cilët abuzuan me 11-vjeçaren në Prishtinë.

Pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 autorët e dyshuar për abuzimin e së miturës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur. Në Prishtinë është zhvilluar sot edhe protesta për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren, si edhe për t'i dhënë fund rasteve të tjera të abuzimit. 

Të fundit