Flash News

Kosova

Sulmi me armë ndaj policisë në Ujman, reagon Kurti

Sulmi me armë ndaj policisë në Ujman, reagon Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit, duke theksuar se kanë nisur hetimet.

Ai ka bërë të ditur se njësia policore në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, teksa po bëheshin gati për një kontroll rutinor në Liqenin e Ujmanit.

"Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, shkruan ai.

Kurti thekson se “bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve të Kosovës të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar”.

Të fundit