Flash News

Kosova

Ideja e Shqipërisë së Madhe, Kurti ndryshe nga Rama: Synimet për bashkimin kombëtar mbeten të njëjta

Ideja e Shqipërisë së Madhe, Kurti ndryshe nga Rama: Synimet
Albin Kurti, Edi Rama

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama që e konsideroi marrëzi idenë e Shqipërisë së Madhe, homologu i tij Albin Kurti është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre.

Gjatë një konference për mediat me rastin e 16 vjetorit të LVV, ai tha se “Edhe në programin e LVV-së bashkimi kombëtar, që është më shumë se bashkim me Shqipërinë, shihet si intencë historike që nuk e përzgjedhim ne por ajo neve”.

Ai shtoi se alternativa dhe synimet e tij mbeten të njëjta, duke shtuar se mekanizmat që përdoren për arritjen e këtij qëllimi janë të ndryshe.

Të fundit