Flash News

Kosova

Incident te Ura e Ibrit në Mitrovicë, maturantët i hedhin fishekzjarre policisë së Kosovës

Incident te Ura e Ibrit në Mitrovicë, maturantët i hedhin

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Një grup maturantësh serbë nga veriu i Mitrovicës, me flamuj të Serbisë në duar, kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve, raportojnë mediat e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.

 

 

Të fundit