Flash News

Kosova

Incidentet në Veri të Kosovës, reagon BE: S’do tolerojmë aksionet provokuese

Incidentet në Veri të Kosovës, reagon BE: S’do

Përplasjet mes protestuesve serbë me policinë e Kosovës, pasi kundërshtojnë futjen e kryetarëve të ri në Komunat e veriut ka sjellë një situatë të tensionuar.

Për situatën e krijuar BE dhe SHBA bëjnë fajtor qeverinë e Kosovës

Së fundmi ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, ku qasja mbetet e njëjtë me atë të SHBA, pasi dënohen ashpër përleshjet mes policisë së Kosovës dhe protestuesve.

‘”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, thuhet në reagimin e BE.

”Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, vazhdon reagimi.

”Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, përmbyllet komunikata e BE-së.

Të fundit