Flash News

Kosova

Incidentet në veri të Kosovës, Vuçiç fajëson Kurtin: Është përgjegjës për këto situata të shëmtuara!

Incidentet në veri të Kosovës, Vuçiç fajëson

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim në Rashkë me përfaqësuesit e politikës së serbëve të Kosovës. Ndër temat e folura, nuk mund të lihej pa përmendur dhe incidentet në veri të Kosovës, ku rasti më i fundit ishte plagosja me armë zjarri e një qytetari serb më 10 prill.

i akuzoi kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke e bërë përgjegjës për incidentet që siç i quajti ai janë të shëmtuara, shkruan media serbe Nova.rs.

“Kemi parë te njerëzit në Kosovë që janë të frikësuar. E dimë që ata nuk janë frikacakë. Por, ne po përpiqemi të tregohemi konstruktivë që ta ruajmë paqen. Kurti është angazhuar çdo ditë që të ndodhin gjëra të shëmtuara, incidente. Por, nuk është incident kur shtini në njeriun që ta vrisni”, tha Vuçiç. 

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. I pranishëm në këtë takim është edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Pekoviç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Në fokus të bisedimeve është situata politike në vend dhe zgjedhjet e paralajmëruara më 24 prill në 4 komunat në veri të Kosovës.

Të fundit