Flash News

Kosova

Incidenti me aktivitisn e LDK-së në Viti, Policia e Kosovës merr në pyetje dy persona

Incidenti me aktivitisn e LDK-së në Viti, Policia e Kosovës merr

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje dy persona lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në Viti, jashtë pikës së qendrës së votimit.

Sipas njoftimit të policisë, dy personat po intervistohen me avokatë mbrojtës, dhe rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Viti ka bërë me dije se i sulmuar ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka. Partia ka akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje si autorë të sulmit. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit