Kosova

Institucionet e Kosovës në shënjestër të hakerëve, dyshohet se vijnë nga grupe me origjinë ruse

Institucionet e Kosovës në shënjestër të hakerëve,

Prej tre ditësh, Kosova është bërë objekt i sulmeve kibernetike, që dyshohet se vijnë nga grupe hakerësh me origjinë ruse. 

Kështu ka bërë të ditur studiuesi i sigurisë kibernetike Halil Berisha në një postim në Facebook. Ai shkruan se këto sulme lidhen direkt me qëndrimin politik të Kosovës ndaj luftës në Ukrainë.

“Arsye për këtë është përkrahja ushtarake që ia bën Kosova Ukrainës”, tha Berisha.

Sulmet kanë goditur një sërë institucionesh shtetërore dhe organizatash, përfshirë faqen zyrtare të Kryeministrit, ministritë, Aeroportin e Prishtinës dhe platforma të tjera të rëndësishme publike.

“Këto grupe ruse janë duke u përgatitur për një valë të re sulmesh, ku mund të përfshihen edhe kompanitë, kështu që për mbrojtje duhet të fillohen përgatitjet nga secili institucion, agjenci, kompani e organizatë,” paralajmëron ai.

Pavarësisht këtij presioni të madh, institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet.

Megjithatë, ai thekson se ende ka hapësirë për përmirësim, veçanërisht në parandalimin e sulmeve të ardhshme.

Sipas tij, rreziku nuk ka kaluar ende, pasi grupe të tjera janë duke u organizuar për të nisur një valë të re sulmesh.

Të fundit