Flash News

Kosova

Intesifikohen përpjekjet, 5 të dërguar specialë zbarkojnë të premten në Kosovë

Intesifikohen përpjekjet, 5 të dërguar specialë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, këshilltarët për Politikë të Jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë do të vizitojnë të premten Kosovën.

Ata synojnë që t’i japing shtysë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje finale. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano në një deklaratë për media theksoi se Miroslav Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas do të udhëtojë edhe për në Serbi për diskutime me Aleksandër Vuçiçin.

“Me të vërtetë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon, do të vizitojë këtë të premte Kosovën, ku do të takohet në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas Serbinë, ku në Beograd do të takohet me presidentin serb Vuçiq në përpjekje për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve…”, tha Stano.

 

Të fundit