Flash News

Kosova

Ish-ambasadori komenton letrën e Trump: Qëndrimi i ShBA-së për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm

Ish-ambasadori komenton letrën e Trump: Qëndrimi i ShBA-së

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm, siç dëshmohet nga letrat e presidentit Donald Trump dhe Sekretarit Marco Rubio.

Kullashi theksoi se këto letra drejtuar presidentes Vjosa Osmani, konfirmojnë mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për Kosovën si një shtet sovran.


“Letra që presidenti Trump i dërgoi presidentes së Kosovës është shumë i qartë, sikurse letra e Marco Rubio… Qëndrimet e presidentit Trump sa i përket Kosovës janë shumë të qarta. Janë qëndrim ku shprehet mbështetja e fuqishme ndaj Kosovës për proceset demokratike që zhvillohen në Kosovë që sa vite. Edhe Kosova emërtohen si shtet sovran në letrën e Marko Rubios. Këtu emërtohet si komb sovran…Këto janë dy letra që kanë një peshë të madhe jo vetëm por Kosovën, por edhe për shtetet e tjera se ato duhet ta dinë që kjo vjen nga SHBA-të. Që ka pasur një rol vendimtar.

Orientimi dhe qartësia e letrës nuk lë vend për manipulime të tjera që mund të vijnë”, ka thënë Kullashi në FIVE të Dukagjinit.

Krahas kësaj, Kullashi theksoi se zvarritja e dialogut Kosovë-Serbi i ka shërbyer më shumë Serbisë dhe Rusisë sesa Kosovës.

“Në dritën e këtyre dy letrave, e këtyre dy qëndrimeve mendoj që është mirë që edhe zyrtarët evropianë të kuptojnë që ka zgjatur shumë kjo çështje (e dialogut). Natyrisht edhe pala jonë, kanë vërejtje tjera që i kanë bërë, jo vetëm Serbisë, të cilët si ka konvenuar kjo zhagitje. Në atë masë sa përfaqësuesit nga pala jonë nuk e kanë kuptuar këtë. Se kjo i konvenon Serbisë. Sikurse që dobësimi i marrëdhënieve me shtete aleatë, që kanë pas rol vendimtar në çlirimin e rindërtimin e Kosovës”, ka shtuar akademiku Kullashi.


 

Të fundit