Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-diplomatë të Kosovës, komentojnë angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, po qëndron të dielën në Bosnje e Hercegovinë në një periudhë tensionesh në këtë vend të nxitura nga veprimet udhëheqësit të serbëve, Milorad Dodik, i cili shpreh hapur synimet për ndarjen e Bosnjës.
Përfshirja e zotit Escobar në uljen e tensioneve si dhe propozimet e fundit të administratës amerikane për të emëruar ambasadorë dhe diplomatë me përvojë të gjatë në vendet e Ballkanit, nga ish diplomatë në Prishtinë, po shihet si një mesazh që Shtetet e Bashkuara po shtojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan.
Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se angazhimet e tilla po ndodhin në kohën e duhur për shkak të situatës së muajve të fundit në rajon.
“Kjo është konsideruar si një sinjal që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kushton rëndësi rajonit dhe se do të vazhdojnë të jenë të pranishme ndoshta në mënyrë më të forcuar në Ballkan në një kohë ku për shkak të shumë faktorëve politik, rrethanat po rëndohen politikisht dhe diplomatikisht do të thosha”, tha ai.
Ish ambasadori i Kosovës në Tajlandë dhe vendet e Azisë Juglindore, Muhamet Brajshori tha se administrata e re amerikane po përgatitet që të angazhohet në Kosovë dhe në rajon.
“Emërimi i disa figurave që kanë qenë qoftë në vitet e 90-ta figura kyçe politike të asaj kohe sikurse Christopher Hill apo edhe ambasadorët në Bosnje dhe Kosovë që kanë qenë pjesë e proceseve qoftë të (Martti) Ahtisarit, Rambujes apo të tjerave, tregon që ka një interesim të Uashingtonit që të zgjidhen temat që kanë mbetur të hapura qysh prej viteve 90-ta pas luftës në Kosovë. Me theks dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në Bosnje e cila siç po duket ka gjasa që të shkoj para një eskalimi që nuk është menduar para disa muajsh”, tha ai.
Zoti Brajshori thotë se mungesa e një qasjeje me aktive amerikane dhe evropiane në rajon për një kohë të gjatë, ka krijuar hapësirë për përfshirjen e fuqive tjera.
“E kur t’i shohim këto dy faktorë vërehet që ka pasur një faktorë të tretë që ka shfrytëzuar këtë vakum qoftë të Brukselit qoftë të Uashingtonit në rajon dhe ky është angazhimi rus, angazhimi i palëve të treta siç njihet zakonisht në zhargonin diplomatik dhe i ka shkuar për së shtati Beogradit më shumë sepse kjo ka mundësi që ata të shtyjnë disa agjenda pak më agresive dhe në të njëjtën kohë që të testojnë limitet, që të testojnë se cilat janë vijat kuqe karshi kësaj administrate të re në rajon”, tha ai.
Ish ambasadori Spahiu thotë se Serbia me mbështetjen e Rusisë ka shtuar qasjen agresive ndaj tri shteteve në rajon, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Ai thotë se përfshirja e diplomatëve amerikanë do të ndihmojë në çuarjen përpara të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.
“Është mjaft inkurajuese që një diplomat i kalibrit që njeh mirë rrethanat në rajon do të jetë i angazhuar drejtpërdrejt nëse jo si ndërmjetësues sepse ky rol vazhdon t’i mbetet BE-së, i është besuar përkundër faktit që nuk ka pasur përparim në atë drejtim, por prania amerikane është gjithnjë e mirëseardhur dhe besoj që do të ketë një ndikim pozitiv në një farë lloj dinamizimi të këtij procesi të dialogut ndonëse është pak skeptike të thuhet se do të ketë ndonjë marrëveshje shumë shpejt”, tha ai.
Diplomati Brajshori thotë se nuk do të ketë një angazhim të drejtpërdrejtë amerikan në bisedime, por vetëm në mbështetje të Bashkimit Evropian në këtë proces, ndërsa thekson se Kosova nuk duhet të mbetët peng e bisedimeve dhe duhet të veproj në drejtim të një plani të ri.
“Pra duhet ta kuptojmë që nuk do të jemi gjithmonë në vëmendje të aleatëve, duhet ta shfrytëzojmë momentin që sot kemi një administratë amerikane e cila njeh mirë historinë e vendit tonë, e cila njeh historinë e rajonit dhe e cila e ka një ekip goxha përfekt me një eksperiencë të madhe në rajon që është në gjendje të shtyjë qoftë planin A të arrihet një marrëveshje eventuale që për mendimin tim është e paarritshme në rrethana që jemi por qoftë planin B që do të nxirrte Kosovën nga izolimi”, tha ai.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime për arritjen e një marrëveshje normalizimi tashmë më shumë se dhjetë vjet por ende pa ndonjë përparim. Tensionet ndërmjet dyja palëve vazhdojnë të mbetën të larta ndërsa sipas ish diplomatëve, një zgjidhje ndërmjet dy vendeve mbetet vështirë e arritshme në një afat të shkurtër./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38