Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, LVV 'shuplakë' zyrtarëve të Tiranës: Në pritje të rezolutës së vonuar për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

Ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, LVV 'shuplakë'
Foto Ilustruese/ Aksioni simbolik dhe konferenca për media e LVV Shqipëri më 15 janar 2020

Themeluesi i Lëvizjes VetëVendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka risjellë dhe njëherë në kujtesë kërkesën ndaj politikës së Tiranës për miratimin e një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazi shprehet se: " Urojmë që pozitë, opozitë, Presidenti dhe të gjitha institucionet të veprojnë pa vonesa të mëtejshme për mbështetjen dhe miratimin e kësaj Rezolute të domosdoshme për kombin shqiptar".

Reagimi i Abazit vjen në një moment kur ish-drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi po gjykohen nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Reagimi i plotë i Abazit:

"Gazetarja ia përmend gjenocidin dhe krimet e Serbisë, Rama e imiton dhe nuk përgjigjet."

21 dhjetor 2019, takimi në Durrës për "Minishengenin" ballkanik.

Në pritje të rezolutës së vonuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë. Urojmë që pozitë, opozitë, Presidenti dhe të gjitha institucionet të veprojnë pa vonesa të mëtejshme për mbështetjen dhe miratimin e kësaj Rezolute të domosdoshme për kombin shqiptar.

* Fotografi nga aksioni simbolik dhe konferenca për media e LVV Shqipëri më 15 janar 2020, në Tiranë, para kryeministrisë, ku u shtrua publikisht kërkesa për miratimin e kësaj rezolute:

Ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, LVV 'shuplakë'

Të fundit