Flash News

Kosova

Ish-drejtuesit e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale

Ish-drejtuesit e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale

Ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së dhe emrat më të njohur në politikën kosovare do të dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit akuzohen për krime lufte. Seanca ndaj tyre do të zhvillohet sot në orën 14:30.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja.

Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

 

Të fundit