Flash News

Kosova

Ish i burgosuri politik tregon torturat pas vizitës së Arkanit në burgun e Mitrovicës

Ish i burgosuri politik tregon torturat pas vizitës së Arkanit në
Foto Ilustruese/ Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli

Teksa “Specialja” e Hagës ka nisur gjykimin për ish-drejtuesit e UÇK, si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, një ish i burgosur politik gjatë regjimit serb ka treguar torturat e përjetuara gjatë në burgun e Mitrovicës.

Bajrush Xhemajli, në një intervistë për “Prime Time”, ka folur për torturat që ka përjetuar në burg gjatë viteve të ’90-të.

Ai ka treguar për një rast kur në vizitë në burgun e Mitrovicës, kishte ardhur edhe i ashtuquajturi Arkani.

Xhemajli thotë se Arkani kishte shkuar t’i marrë ushtarët e tij.

“Kur erdhën të na vizitojnë, mua më thanë që Arkani ka ardhur t’i marrë ushtarët e tij nga këtu, kështu që nëse dëshiron të shkosh në luftë po të lirojmë. Unë i kam thënë se nuk luftoj kundër popullit tim, aty reaguan keq ata ndërsa Arkani vetëm qeshte”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka thënë se pas kësaj vizite, ka përjetuar dhunë fizike si dënim për përgjigjen e dhënë.

Të fundit