Flash News

Kosova

Ish-krerët e UÇK-së përballë Gjykatës Speciale, Prokuroria: I kemi dorëzuar mbrojtjes 1 309 materiale shfajësuese

Ish-krerët e UÇK-së përballë Gjykatës Speciale,
Foto Ilustruese/ Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, në Hagë

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë sot në seancën e radhës përballë Gjykatës Speciale të Hagës, në të cilën është folur për ecurinë e çështjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Gjatë fjalës së saj, Prokurorja e çështjes është shprehur se sot i janë dorëzuar mbrojtjes me shkrim 1309 materiale shfajësuese.

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përvec kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t'ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, deklaroi Prokuroria.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Pë pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në vendndodhje si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.

Të fundit