Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Ish-kryenegociatorja e Kosovës kritika Ramës e Osmanit: Lejuan mbizotërimin e politikave serbo-ruse ne samit
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë komentoi samirin për Ukrainën i mbajtur sot në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo është ndalur te deklaratat e lëshuara nga liderët pjesëmarrës, ndërsa pjesë e tyre nuk ishin të përfshira thirrjet që Kosova dhe Bosnia dhe Herzegovina të integrohen në NATO sa më shpejt.
Ajo kritikon kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e pranishme në këtë samit që lejuan që sot të mbizotëronte politika serbo-ruse.
“Deklarata e Samitit sot per Ukrainen ne Tirane nuk perfshiu thirrjen qe Kosova dhe Bosnia dhe Hezegovina te integrohen ne NATO sa me shpejt, duke pase parasysh kercenimet qe ju vijne nga ambiciet e qarta hegjemoniste te Serbise dhe Rusise;
as nuk permendi faktin se Serbia nuk eshte pjese e sanksioneve kunder Rusise agresore ne Ukraine - pyetja eshte: ku ishin Rama e Osmani qe lejuan mbizoterimin e politikave serbo-ruse ne kete deklarate, duke lejuar Vuciciqin dhe Putinin ta ken dominimin ne Samit...”, shkruan Tahiri.