Flash News

Kosova

Ish-kryenegociatorja e Kosovës ngre dyshimet: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes me Serbinë për letërnjoftimet?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës ngre dyshimet: Pse nuk po publikohet teksti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që të publikohet marrëveshja e nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit për letërnjoftimet.

“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të 2011 u arrit për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. “Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshje?”, pyet Tahiri në Facebook.

Me këtë marrëveshje, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse - dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.

Të fundit