Flash News

Kosova

Ish-ministrja malazeze -Vuçiçit: Sa të jeni ju në pushtet, unë s’do të vij në Serbi

Ish-ministrja malazeze -Vuçiçit: Sa të jeni ju në

Serbia disa ditë më parë i ndaloi hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrimit Evropian, Jovana Maroviç.

Pas ndalimit, në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”, ish-ministrja Maroviç i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiç duke thënë se nuk do të shkojë atje derisa ai të jetë në pushtet.

“Derisa jeni ju të jeni në pushtet, unë nuk do të vij më në Serbi. Liria ime e lëvizjes dhe e shprehjes nuk varen nga mëshira e askujt”, thuhet në reagimin e Maroviçit.

Po ashtu, pas këtij veprimi të autoriteteve të Beogradit ka reaguar edhe presidenti malazez Jakov Milatoviç, duke thënë se Maroviç nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, ka thënë Millatoviçit.

Maroviç dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Të fundit