Flash News

Kosova

Ish-presidentja e Kosovës mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: “Raportimet janë të pavërteta”

Ish-presidentja e Kosovës mohon çdo lidhje me dosjen Epstein:

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve që e lidhën emrin e saj me dosjen famëkeqe “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta dhe të pabaza.

Në një sqarim zyrtar, Jahjaga thekson se gjatë gjithë periudhës kur ushtronte detyrën e Presidentes së Kosovës, nuk ka pasur asnjë njohje, takim apo kontakt me Jeffrey Epstein. Sipas saj, përmendja e emrit të saj në media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën provë për ndonjë takim apo lidhje personale.

“Çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit publik”, thekson Jahjaga, duke kërkuar që sqarimi i saj të publikohet nga të gjitha mediat që e kanë lakuar emrin e saj.

Dokumentet e publikuara më 29 janar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë përmendin një email të vitit 2012 ku flitet për “Presidentin e Kosovës”, periudhë kur këtë detyrë e mbante Jahjaga. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që takimi i përmendur të ketë ndodhur apo që ajo të ketë qenë e përfshirë.

Ky reagim vjen për të sqaruar publikun dhe për të hequr çdo dyshim lidhur me rolin e saj në këtë çështje ndërkombëtare.

Të fundit