Flash News

Kosova

Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet i riu në Prishtinë

Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet i riu në

Policia e Kosovës ka arrestuar Arijan Sijarinën i cili ishte shpallur në kërkim për “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, njoftoi zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë.

Sijarina dyshohet se ka kryer vrasjen e cila ndodhi në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë në datën 26.03.2024.

Më 27.03.2024, policia publikoi emrat dhe fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.

Të fundit