Flash News

Kosova

Iu konfirmuan aktakuzat/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nisën drejt Hagës

Iu konfirmuan aktakuzat/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë nisur së bashku për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ku do të shkojnë në Hagë për tu përballur me akuzat e Prokurorit Special.

Thaçi, Veseli e Selimi të tre ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë marrë konfirmim të aktakuzave ndaj tyre.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen sot paradite nga detyra si President i Kosovës pasi i është konfirmuar aktakuza.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës.

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqjen nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Të fundit