Flash News

Kosova

Izraeli heq vizat për Kosovën

Izraeli heq vizat për Kosovën

Izraeli dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. 

Heqja e vizave ndodh pasi Kosova njohu Izraelin, si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më katër shtator të vitit 2020.

Në Izrael Kosova ka hapur ambasadën e saj në korrik të vitit 2021, pak kohë pasi Iraeli njohu pavarësinë.


Ministrja Gërvalla nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka cilësuar si një dëshmi të marrëdhënieve të fuqishme mes Kosovës dhe Izraelit, e cila sipas saj do ta bëjë më të lehtë që qytetarët tanë të vizitojnë Izraelin dhe të krijojnë lidhje kulturore dhe profesionale.

“Kjo marrëveshje që nënshkruam dhe ky vendim për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve tona do të hap një kapitull të ri në promovimin e vendit tonë, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, zhvillimin arsimor të të rinjve si dhe realizimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta mes qytetarëve dhe vendeve tona në të ardhmen”, tha ministrja Gërvalla.

Të fundit