Flash News

Kosova

Izraeli konfirmon se Kosova do të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare për Gazën

Izraeli konfirmon se Kosova do të bashkohet me Forcën

Kosova do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), një mision shumëkombësh i krijuar për të mbikëqyrur dhe zbatuar armëpushimin në Rripin e Gazës.

Lajmi u konfirmua nga media izraelite “i24news”, e cila shkruan se Kosova bashkë me Kazakistanin do t’i bashkohen Marokut, Indonezisë, Greqisë dhe Shqipërisë në këtë iniciativë, e cila pritet të jetë funksionale deri në muajin maj.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë mision vjen si vazhdimësi e përfshirjes së saj në iniciativa ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet, përfshirë edhe rolin e saj në Bordin e Paqes, një nismë kjo globale e presidentit amerikan Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve, ku Kosova është një prej shteteve anëtare themeluese.

Në një deklaratë të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në këtë mision, duke vlerësuar kapacitetet profesionale të trupave kosovare dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuuar në paqeruajtje.

 

Të fundit