Flash News

Kosova

"Jam rëndë...", Kryetari i Komunës së Preshevës përfundon në spital: Disa ditë më parë i rezultova negativ COVID-it

"Jam rëndë...", Kryetari i Komunës së
Foto Ilustruese/ Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit të tij me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi shprehet se ndodhet në spitalin e Nishit në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kreu i komunës së Preshevës, sqaron se pas kryerjes së një tamponi disa ditë më parë kishte rezultuar negativ, mirëpo tashmë ka hasur përkeqësim të shëndetit.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”,
shkruan Arifi.

Të fundit