Flash News

Kosova

"Jemi një lis me dy degë", Kurti "thumbon" Ramën: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

"Jemi një lis me dy degë", Kurti "thumbon"

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij hapëse në mbledhjen mes dy qeverive që po zhvillohet në Elbasan. I etiketuar shpesh si nacionalist, Kurti nuk harroi të theksonte se Shqipëria e Kosova janë një lis me dy degë.

Kurti dha disa mesazhe "thumbuese" ndaj homologut të tij Rama. Ky i fundit ka deklaruar shpesh se ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë është BE.

Ndërsa Kurti shtoi se kërkoi që politikanët të flasin si diplomatë dhe të punojnë si patriotë. Kurti përfaqësoi Kosovës për herë të parë si kryeministër në mbledhjen e dy qeverive, ndërsa theksoi se ndryshimi i simboleve të Kosovës pa i pyetur shkaktoi një tronditje kolektive.

Ai tha se sikur të mos flasë, sërish do thuhet se Kurti shpërndau mesazhe. Kryeministri i Kosovës nënvizoi se është marrëzi të thuahs që kombi është i ndarë në dy shtete.

"Këngëtari ynë i mirënjohur Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi si një lis me dy degë. Pra me pak fjalë jemi një, paçka se me dy dialekte që po njësohen falë bashkëpunimit në shumë fusha.

Tani çfarë dua të them po analizohet mirë se ku desha të dalë dhe çfarë mesazhi do përcjellë, por dhe sikur mos të them asgjë prap njëlloj do të ishte sepse do thoshin edhe ky është mesazh.

Ajo që ndjej sidomos në Kosovë është një ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë, e shkaktuar nga truma e ndërrimit të simboleve që ka rezultuar me një tronditje kolektive.

Shoqëria në Kosovë pësoi një ndryshim për të cilin nuk u pyet dhe nuk u lejua të debatonte. Kjo do të jetë dhe mbetet e dhimbshme. Nuk është politikisht korrekte të diskutohet për të. Të thuash që jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë, është marrëzi.

Të thuash që jemi të lumtur se jemi dy shtete dhe më të fortë do të ishte tepëri. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquheni në nacionalist. Të thuash që do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të sukesshëm. Kështu që le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriot", u shpreh Kurti.

Të fundit