Flash News

Kosova

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë ka dhënë dorëheqjen. Ai e ka bërë me dije vendimin e tij, përmes një konference për mediat. Vita thotë se vendimi i tij për t'u larguar është pranuar tashmë nga kryeministri Albin Kurti.

Shkak për dorëheqjen është kandidimi i tij për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen në 17 tetor.

Ai ka folur për punën e bërë gjatë kohës që shërbeu si ministër, duke vënë theksin te sfidat e pandemisë. Ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.

“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë. Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai.

Të fundit