Flash News

Kosova

“Jetojmë në një botë me pasiguri të madhe”, Cameron: Do ndihmojmë Kosovës me të gjitha mënyrat

“Jetojmë në një botë me pasiguri të madhe”,

Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron deklaroi nga Prishtina se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të mbështesë miqtë dhe të punojë ngushtë me aleatët.  

Në një konferencë për mediat pas takimit me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, ai shtoi se shteti i tij po investon 45 milionë paund këtë vit për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se një nga gjërat që kam dëgjuar se është kaq e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën Britania po investon me 45 milionë paund këtë vit. Është diçka shumë e rëndësishme për interesin tonë kombëtar.

Dhe unë mendoj se diskutimet që kemi pasur përshtaten në një model më të gjerë që është siç shohim sot në lajme.

Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është koha kur vende si Britania duhet t’i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse ne duan të vazhdojmë dhe kjo që po bëjmë në Kosovë do të vazhdojë”, tha Cameron.

 

  

Të fundit