Flash News

Kosova

Joe Biden dëshmitar në gjyqin e Hashim Thaçit? Flet avokati i ish-presidentit

Joe Biden dëshmitar në gjyqin e Hashim Thaçit? Flet avokati i

Avokati i ish-presidnetit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka treguar nëse presidenti i SHBA-ve, Jo Biden, do të dëshmojë në gjyqin ndaj Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës.

I pyetur nëse Dhomat e Specializuar të Kosovës do të marrin masa për të ftuar Biden si dëshmitar, Kehoe tha se do të jetë e vështirë që presidenti amerikan të jetë i pranishëm në seancë.

“Do të jetë pak e vështirë”, është përgjigjur ai për Klan Kosovën.

“Si President i shteteve të Bashkuara të Amerikës ai është pak i zënë. Ai është pjesë e provave sepse ne paraqitëm disa prova në radhë sepse në korrik të ’99-ës ai kishte një bisedë me Thaçin për të cilën ka folur edhe në Komitetin për Punë të Jashtme”, është shprehur Kehoe.

Avokati i Thaçit tha më tej se në procesin ndaj Thaçit do të jenë të pranishëm shumë diplomat të huaj. Këtu bën pjesë edhe Wesley Clark, ish-komandant Suprem u Forcave të Bashkuara të NATO-s dhe Ëilliam Walker, ish-ambasador i OSBE në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Të fundit