Flash News

Kosova

“Ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit”, Kurti: Kërcënimet i kanë rrënjët në Beograd

“Ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit”, Kurti:

Mediat në Kosovë kanë dhënë alarmin se ka përpjekje për vrasjen e kryeministrti Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup.

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë i kanë thënë për RTK-në, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit.

RTK ka mësuar se tashmë Kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

Para mediave, Kurti tha se nuk është ndjerë i rrezikuar në kur ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.

Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup dhe janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

Të fundit