Flash News

Kosova

Kadri Veseli në Hagë, flasin avokatët e tij

Kadri Veseli në Hagë, flasin avokatët e tij

Ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli është nisur drejt Hagës, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Avokatët e Veselit kanë njoftuar se të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar do ti jepet mundësia për të komunikuar me mbrojtësit e tij ligjorë.

Ata thanë se nuk do të japin asnjë detaj deri në përfundim të gjykimit, ndërsa kërkuar që të respektohet statusi i Kadri Veselit.

Reagimi i plotë:

Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.

Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë. 

 

 

Të fundit