Flash News

Kosova

Kallas mesazh Prishtinës dhe Beogradit: Normalizimi i marrëdhënieve, kusht për anëtarësimin në BE

Kallas mesazh Prishtinës dhe Beogradit: Normalizimi i

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Kaja Kallas, ka mirëpritur Peter Sorensenin në detyrën e tij si emisar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi, Kallas ka theksuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve është mënyra e vetme për të ecur drejt anëtarësimit në BE.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE,” ka shkruar Kallas.

Emërimi i Sorensen vjen në një moment kyç për dialogun mes dy vendeve, ndërsa Brukseli vazhdon përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit dhe stabilizimit të rajonit.

Të fundit