Flash News

Kosova

“Kam ofruar të nënshkruajmë propozimin e BE-së”, Kurti për takimin në Ohër: Nuk varet gjithçka nga unë

“Kam ofruar të nënshkruajmë propozimin e BE-së”,

Albin Kurti është shprehur optimist për takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, më 18 mars në Ohër.

Megjithatë kryeministri i Kosovës u shpreh se jo gjithçka varet nga ai. Kurti iu referua takimit të fundit mes të dyja palëve në Bruksel, ku sipas diplomatëve evropian u arrit pajtushmëria për propozimin e BE-së në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve, por që nuk është nënshkruar asnjë dokument.

“Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”, u shpreh Kurti.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës ka thënë se është duke i analizuar 15 modelet evropiane që i ka ofruar Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit.

Në takimin e Ohrit, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të bllokut evropian, pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve

 

Të fundit