Flash News

Kosova

Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt

Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammar ka folur mbi situatën në Ukrainë dhe për kërcënimet për një konflikt të mundshëm në Kosovë.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammar është shprehur se nëse ekziston rreziku që Kosova të kërcënohet, duhet ta dije se nuk është vetëm dhe do të reagohet shpejt.

 “Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe si mund të ndihmojmë njëri – tjetrin. Është e rëndësishmes që Austria të jetë urë-lidhëse me Bashkimin Evropian, ne kemi zhvilluar biseda se si mund ta përshpejtojmë procesin. Ne kemi lidhje historike njëri me tjetrin, dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur edhe në të ardhmen.

Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë. Është e rëndësishme që edhe Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë”, tha Nehammar.

Të fundit