Flash News

Kosova

Kandidati i Listës Serbe, Milan Kostiç, thyen heshtjen zgjedhore

Kandidati i Listës Serbe, Milan Kostiç, thyen heshtjen zgjedhore

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç, ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një thirrje për mbështetje të partisë së tij.

Në mesazhin e tij, ai ka promovuar subjektin politik dhe ka sugjeruar serbëve numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Për më tepër, Kostiç ka përdorur gjuhë nacionaliste, duke shkruar “të gjithë për Serbinë” në mesazhin e tij.

Sipas nenit 37 të Ligjit të ri zgjedhor, heshtja zgjedhore fillon me hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00 dhe zgjat deri në mbylljen e tyre në orën 19:00. Gjatë kësaj periudhe, çdo formë fushate aktive dhe publikimi i sondazheve është i ndaluar me ligj.

Të fundit