Flash News

Kosova

Kapet mjeti me targë serbe në Kosovë, sekuestrohen municione dhe mjete eksplozive

Kapet mjeti me targë serbe në Kosovë, sekuestrohen municione dhe

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se policia ka identifikuar sot një veturë me targa të Beogradit e cila ishte e mbushur me armatime, municione të ndryshme dhe mjete eksplozive.

Sipas Zveçlës, brenda mjetit u gjendën edhe shok bomba, pajisje e uniforma ushtarake të dedikuara për sulme terroriste.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton telegrafi.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Të fundit