Flash News

Kosova

Kapja e 400 kg kokainë në Lipjan, flet e shoqja e shoferit të kamionit: Im shoq është i pastër, nuk e dinte ç’kishte në mjet

Kapja e 400 kg kokainë në Lipjan, flet e shoqja e shoferit të

Gruaja e shoferit të kamionit në të cilin u kap sasia prej 400 kilogramë kokainë dje në Lipjan, ka deklatuar se burri i saj nuk ka asgjë lidhje me sasinë e drogës.

Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse më rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. 80 euro paguhet për një rrugë. Ky është vetëm shofer, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek asgjë. Është vetëm shofer”, ka deklaruar ajo për Klan Kosova.

“Prej kohësh ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeç. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të parë për ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pasë punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pasë as të dielën”.

 

 

Të fundit