Flash News

Kosova

KFOR dënon dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviq: Palët të mos përshkallëzojnë situatën

KFOR dënon dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviq: Palët

KFOR-i ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve në Leposaviq, një ditë më parë.

Në një deklaratë të bërë në Twitter, KFOR shkruan se liria e shtypi dhe e shprehjes është liria themelore që duhet respektuar nga të gjithë.

“KFOR-i i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës teksa ata ushtronin profesionin e tyre. Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë”, shkruan KFOR në Twitter.

Po ashtu, KFOR i bën thirrje të dyja palëve të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet më tej në deklaratë.

Të fundit