Flash News

Kosova

"Kemi parë kiamet"/ Aksidenti tragjik me 10 viktima, flasin të mbijetuarit: Ndodhi brenda 1 minute, autobusi ra zvarrë rreth 100 metra

"Kemi parë kiamet"/ Aksidenti tragjik me 10 viktima, flasin

Dy prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik me 10 viktima i regjistruar sot në Kroaci kanë folur për mediat kosovare, ku kanë përshkruar momentin që kanë përjetuar.

Njeri prej tyre thotë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute, teksa shton se shoferët kanë qenë në gjumë dhe se ndërroheshin kohë pas kohe.

“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.

Një tjetër tha se autobusi ka shkuar zvarrë për rreth 100 metra. Ai ndaj edhe një lajm të mitë se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka shtuar ai.

Aksidenti:

Një autobusi i Kosovës për linjën Frankfurt-prishtinë doli nga rruga mëngjesin e sotëm në Kroaci dhe për pasojë humbën jetën 10 persona, nëntë pasagjerë dhe një prej shoferëve.

Autobusi kishte gjithsej 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë rreth 45 të lënduar, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Mes tyre lënduarëve është dhe një vajzë e vogël.

Të fundit