Flash News

Kosova

Kenia njeh Kosovën si shtet të pavarur, Osmani falënderon Presidentin Ruto për mbështetje

Kenia njeh Kosovën si shtet të pavarur,  Osmani falënderon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Republikës së Kenias që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky vendim ka ardhur pas nënshkrimit të dokumentit nga presidenti kenian, Uilliam Ruto, dhe është dërguar zyrtarisht në Presidencën e Kosovës.

Osmani e ka cilësuar këtë njohje si një dëshmi të mbështetjes për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet, duke theksuar gjithashtu sakrificën e madhe që ka bërë populli i Kosovës për këto ideale.

Ajo ka falënderuar Presidentin Ruto dhe popullin e Kenias për këtë hap të rëndësishëm dhe për mbështetje të vazhdueshme.

Të fundit