Flash News

Kosova

Kërcënohet Albin Kurti, forca të shtuara sigurie i rrethojnë shtëpinë

Kërcënohet Albin Kurti, forca të shtuara sigurie i rrethojnë

Kërcënohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ndaj për pasojë është rritur niveli i sigurisë pranë shtëpisë së tij.

 “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka njoftuar zëdhënësi Përparim Kryeziu për mediat vendase.

 

Të fundit