Flash News

Kosova

Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Zubin Potokut

Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Zubin Potokut

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Zeqiri përmes një postimi në Facebook, tha se është kërcënuar për herë të katërt nga i njëjti person.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook.

Të fundit