Flash News

Kosova

"Kërkoi ujë", Daçiç jep detaje nga vrasja e Faton Hajrizit: Ishte kriminel mizor dhe i pabesë

"Kërkoi ujë", Daçiç jep detaje nga vrasja e

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç , ka zbardhur detaje të reja për vrasjen e Faton Hajrizit Ai tha se një vendas e njohu se cili ishte, pasi Hajrizi i kërkoi ujë.

“Kemi nxjerrë një fotografi. Na ndihmoi, një vendas e njohu sepse i kërkoi ujë. Ky banor lokal udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë. Netë pa gjumë janë pas nesh, vetëm një angazhim i përbashkët nga të gjithë mund të japë rezultat. Ne do të punojmë në mënyrë të centralizuar, të angazhohen së bashku pjesëtarët e njësive lokale dhe speciale.

“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, e ka likuiduar policia, nuk është dorëzuar, ishte kriminel mizor dhe i pabesë, është vrasja e pestë apo e gjashtë që e ka kryer”, shtoi ai.

Të fundit