Flash News

Kosova

Kërkon mandatin e dytë, voton kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Votoni dhe vendosni për 4 vitet e ardhshme

Kërkon mandatin e dytë, voton kryeministri i Kosovës Albin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar këtë mëngjes në sajë të zgjedhjeve parlamentare.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, ndërsa pas votimit, Kurti mbajti edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.

Kryeministri Kurti, i cili kerkon mandatin e dytë, iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime deri në orë 19.00. 

"Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese", tha Kurti.


Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. 

Të fundit